Intel ka prezantuar një teknologji që mundëson njohjen e përdoruesit të një pajisje, në bazë të modelit unik të venave në pëllëmbë të dorës.
Sipas deklaratave të Intel-it, kjo teknologji punon shumë më mirë se sa lexuesi i gjurmëve të gishtërinjëve. Intel ka shpalosur një prototip të teknologjisë e cila do duhej të ndërronte fjalëkalimin (password) me një lëvizje dore. Hulumtuesit Intel kanë prezantuar softuerin për tableta të pajisura me sensorë biometrik që njohin modelin unik të venave në pëllëmbë të përdoruesit.
Gjatë demonstrimit, përfaqësues të Intel në një menyrë të shpejt tundnin dorën e tyre para tabletit pa prekur sipërfaqen e tij, që ishte e mjaftueshme për të identifikuar një përdorues. Me transferimin e identifikimit të përdoruesit në telefonin celular “smart” ose tabletë, eliminohet nevoja për futjen e fjalëkalimeve për çdo shërbim individual. Pajisja do të përdorte një accelerometer të integruar në mënyrë që të zbuloj kur përdoruesi nuk e mban më në duart e tij, përkatësisht t’a ç’lajmëroi automatikisht nga të gjitha shërbimet në të cilat ishte i kyçur për të parandaluar çdo qasje të paautorizuar. Sipas deklaratave të Intel-it, kjo teknologji punon shumë më mirë se një lexues gjurmësh të gishtërinjëve që mund të gjenden në shumë tabletë. |ameble| [divider top=”0″]