SHPËRNDAJE

Kompania Yahoo ka publikuar përditësimin e ri për shërbimin Flickr në ngjarjen që e mbajti në qytetit e New York-ut ditën e Hënë. Me një seri karakteristikash të reja që përfshin ridizajnin e ndërfaqes së përdoruesit dhe hapësira për të dhëna është rritur në 1TB pa pagesë, kompania për ketë thotë se kjo hapësirë​ është e mjaftueshme për të ruajtur 537731 imazhe me rezolucion të plotë nga përdoruesit.

Është shtuar gjithashtu mënyra photostreams dhe një buton në krye për shpërndarje me të lehtë të imazheve në Facebook, Twitter, Pinterest, Email dhe Tumblr. Fotot e vetme do të shfaqen në pamje me ekran të plotë, ndërsa opsioni për zmadhim dhe sfondi i bardhë mbrapa janë hequr krejtësisht.

Flickr nderfaqja

Ky dizajn është përshtatur edhe për pajisje mobile si iOS dhe Android. Përditësimi për platformën Android është në dispozicion nga tani.

Versioni Flickr Pro nuk është me, përderisa shumë nga tiparet e saj tani janë në dispozicion në shërbimin e ridizajnuar Flickr pa pagesë. Nëse ju nevojitet me shumë hapësirë atëherë mund të merrni deri në 2TB për 500 $ në vit. |ameble|

SHPËRNDAJE