SHPËRNDAJE

Flipboard edhe në uebQë nga lansimi i Flipboard-it gjithmonë ka operuar vetëm në pajisje mobile. Aplikacioni i ka ofruar përdoruesve informata në lëvizje nga burime të ndryshme, të shfaqura me mjeshtëri dhe në një stil levizës për smartphone dhe tablet. Një version për ueb shfletues nuk ishte menduar deri më tani. Shërbimi Flipboard nga sot ka arritur edhe në ueb.

Flipboard në ueb ka sjellë karakteristikat që ajo ka ndërtuar gjatë viteve, në mënyrë që përdoruesit të cilët tashmë janë duke përdorur shërbimin në një pajisje mobile, të ndjejnë të njëjtën edhe nga një ueb shfletues.

Ueb-faqja e Flipboard-it fillimisht nuk do të ketë shumë reklama, por ato shfaqen më shumë gjatë lundrimit nëpër faqe.

Flipboard nga tani është në dispozicion dhe mund t’ju qaseni menjëherë. /ameble

SHPËRNDAJE