Pak dite më parë, ne kemi shfaqur disa foto të brendësisë së iPhone 5S. Çdo kush që ka parë ndonjëherë pjesët interne të iPhone-it mund të dallojë se çfarë është e re në iPhone 5s.
Këtë herë shfaqim edhe të dhëna të tjera që janë zbuluar në lidhje me kamerën dhe LED flash-in e këtij të fundit. Në fotot që kemi publikuar shohim modulin e kamerës së përparme të iPhone 5S.
Kamera e përparme e iPhone 5S përflitet të jetë minimum 1.2MP dhe do te disponoje LED flash ndërsa kamera e pasme 13MP.
Përveç avancimit në pjesën e kamerave dhe sistemit dual LED, pritet që Apple në produktin 5S të intergrojë një procesorë shumë më të shpejtë, bateri më jetëgjatë dhe hapësirë interne më të madhe.