Kliko foton me poshtë për të parë foton origjinale të marr në Nebula Carina nga ky teleskop i ri, shumë, shumë larg në hapësirë të thellë. Astronomët në Observatorin Jugor Evropian (European Southern Observatory/ESO) kanë treguar për aftësitë e teleskopit, studim ky i ri i VLT-së, i cili gjithashtu shënoi inaugurimin zyrtar të kësaj pajisje.
Nebula Carina është një zonë e njohur në hapësirë që studiuesit dhe astronomët e kanë dëshirë për ta studiuar, dhe kjo sigurisht nuk është fotografia e saj e parë, ajo është fotografuar edhe nga teleskopë dhe kamera të tjera në të kaluarën.
Nebula është 7500 vjet dritë larg nga Toka, kështu që nuk është shumë larg, por ajo është bërë një subjekt i mirë për të testuar teleskopët e ri.
ESO pretendon se teleskopi i ri është njëri ndër më të mëdhenjtë në botë për lundrimin ne qiellin me dritë te dukshme. Forca kryesore e teleskopit është se fusha e tij e shikimit, ESO thotë se është “dy herë më e gjerë se hëna e plotë”, do të thotë se teleskopët tjerë mund të kapin vetëm pjesë të vogla të qiellit në të njëjtën kohë, ky teleskop i ri mund të kap rajonet masive të qiellit në çdo kohë.
Natyrisht fuqitë mbresëlënëse të teleskopit janë pothuajse të padobishme nëse nuk ka një kamere te bashkangjitur. Kjo është një kamerë CCD 268 megapiksel, e quajtur OmegaCAM, dhe ajo u zhvillua si pjesë e një bashkëpunimi në mes të pesë institucioneve kërkimore.
Pa këtë, ju nuk do të kishit parë ketë foto që shihni më sipër. Sipas ESO, teleskopi i ri do të përdoret për të vëzhguar trupat e largët të sistemit diellor, Rrugën e Qumështit, si dhe shumë gjera tjera interesante. |ameble| [divider top=”0″]