Pak orë më parë kanë filluar të qarkullojnë fotot e para të brendësisë dhe pjesës së pasme të iPhone 5S. Këto fotografi janë zbuluar nga “MacRumors” dhe shfaqin pllakën logjike të ngjashme me atë që e kemi parë në foto të tjera që janë zbuluar ditë më parë.

Nga vrojtimet e para vërehet se:

  • Pllaka logjike është më e ngushtë se ajo e iPhone 5 dhe pjesa ku lidhen komponentët dallon gjithashtu.
  • Çipi kryesor nuk përmban ndonjë mbishkrim “A-series” të cilin e shohim në iPhone 5.
  • Kodi i datës në pjesën e poshtme të pllakës shkruan “1243” që donë të thotë se është prodhuar ne javën e 43të të 2012. Që në fakt i bie se ky mund të jetë një prototip shumë i hershem i serisë 5S.
  • Shifrat që shohim në pjesën e baterisë “616-0652” nënkuptojnë se kjo bateri i takon serisë më të re të baterive.
  • Pritet që Apple të lansoj për treg smartphone-in iPhone 5S dikur gjatë vjeshtës se këtij viti.

Më poshtë mund ti shikoni fotot:

iphone5s ameble1 iphone5s ameble2

|ameble|