SHPËRNDAJE

Amazon Kindle Fire me të vërtet ishte ai qe i hapi rrugë çmimit prej 200 dollar për një tablet solid duke vazhduar disa muaj më vonë Google me tabletin Nexus 7. Dhe tani është e kuptueshme që Amazon do të nxjerr në shitje një produktë ri siç është Kindle Fire 2. Nga fotot e siguruara shohim se Kindle Fire 2 në dallim prej Kindle Fire (1) ka kamerë të përparme gjë që na mundëson të bëjmë video biseda.

Duke u bazuar në thashethemet e ditës së djeshme, këto imazhe na shfaqin një Kindle Fire të ri-dizajnuar dhe me një interface të ri-përpunuar në nuanca pakës më të errëta duke e bërë këtë tablet të ketë një User-Interface mjaft të përshtatshëm dhe konkurrent në botën e Android.

Informata shtesë në lidhje me këtë tablet nuk kemi, por nga imazhet e paraqitura mund të kemi një ide se si mund të duket edhe Kindle Fire 10 inç i cili pritet të lansohet për shitje me 6 Shtator 2012 në mbledhjen më të madhe për media të organizuar nga Amazon. |ameble| |TheVerge| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE