Shoqata Amerikane e Psikiatërve (APA) ka konfirmuar zyrtarisht atë që shumë njerëz e kanë menduar edhe vetë: t’i bësh foto vetes vazhdimisht është një çrregullim mendor. APA e bëri këtë klasifikim gjatë takimit të bordit të drejtorëve të vet në Çikago. Çrregullimi quhet Selfitis dhe përkufizohet si dëshirë obsesive dhe kompulsive për t’i bërë foto vetes dhe për t’i postuar ato në mediet sociale si një mënyrë për të kompensuar mungesën e respektit për vetin dhe për të mbushur një hendek në intimitet.

Selfie

APA tha se ka tri nivele të këtij çrregullimi:

  • Selfitis i lehtë: kryerja e fotove vetes së paku tri herë në ditë por jo për t’i postuar ato në mediet sociale.
  • Selfitis i rëndë: bërja e fotove së paku tri herë në ditë dhe postimi i çdo fotoje në mediet sociale.
  • Selfitis kronik: dëshirë e pakontrollueshme për t’i bërë foto vetes vazhdimisht dhe për t’i postuar ato në mediet sociale më shumë se gjashtë herë në ditë.

Sipas APA, megjithëse aktualisht  nuk ka kurë për këtë çrregullim, trajtimi i përkohshëm është i disponueshëm përmes Terapisë Conjiktive të Sjelljes (CBT). Lajmi tjetër i mirë për ata që jetojnë në SHBA është që kjo terapi mbulohet nga kujdesi shëndetësor universal i njohur si Obamacare. /ekuiliber/ameble