SHPËRNDAJE

Foxconn punetoretFoxconn, kompani kjo e cila prodhon shumë produkte të Apple-it, ka njoftuar se në mënyrë drastike do të rrisë madhësinë e fuqisë punëtore të saj në bazën e tyre në Tajvan, në përpjekje për të rritur kapacitetet e saj afatgjatë.

Sipas gazetës Wall Street Journal, kjo kompani do të punësojë 15.000 punëtorë të rinj me ekspertizë nga profile të ndryshme, duke përfshirë “telekomunikacion, e-commerce, bioteknologji, automatizimi, softuer dhe zhvillimin e harduerit. “Foxconn numrin e punëtoreve zakonisht e rrit në momentet kur objektivi i prodhimit është i lartë.

Kjo kompani edhe vitin e kaluar, në muajin Qershor kishte njoftuar se do të punësojë deri në 3000 inxhinierë të softuerit për të ndihmuar në punën e Firefox-it me partnerin e saj të ri të atëhershëm Mozilla.

Sipas Wall Street Journal, Foxconn tashmë ka më shumë se 1 milionë punonjës me bazë në Kinë, ku një pjesë e saj e prodhimit ndodhet atje, por se të punësuarit e rinj do t’i bashkohen bazës ekzistuese në Tajvan e cila tanimë ka 46.000 punëtorë. /ameble

SHPËRNDAJE