Foxconn SmartwatchKompania Foxconn e njohur për prodhimin e produkteve të Apple-it, si duket ka vendosur të hyj vetë në tregun e pajisjeve Smartwatch, duke paralajmëruar kështu për lançimin e një pajisje të tillë e cila do të ketë mundësinë e komunikimit me pajisjet iPhone.

Këtu nuk ka asnjë përfshirje zyrtare apo ndonjë rol të kompanisë Apple, por thjeshtë kjo orë smart (aktualisht paemër) do të ketë mundësinë të lidhet me iPhone dhe të kryej disa funksione.

Së bashku me thirrjet, kontrollin dhe përditësimet e statusit, thuhet se përfshinë edhe shumë funksione tjera si monitorimin e zemrës dhe frymëmarrjes duke dhënë alarme tek përdoruesi në qoftë se ata nuk janë në formë të mirë, gjithashtu ofron këshilla për mënyrën se si të përmirësoni kujdesin shëndetësor.

Se a do të jetë ky një konkurrent i kompanive tjera posaçërisht Apple, kur dihet se edhe kjo është duke punuar në një Smartwatch të vet mbetet të shihet. Nuk ka informata për datën e lansimit. |ameble|