SHPËRNDAJE

Freelance Kosova, ueb faqja e së cilës nuk mund të hapet për të arritur tek më shumë informacione, duket të jetë zhvilluesi i Kosovafrut.com, një platformë elektronike ku gjenden në shitje pemë dhe perime nga tregu i Kosovës, dhe ku klientët mund të blejnë në bazë të ofertave ditore apo të zakonshme, dhe të mbushin shportën për të marr në shtëpinë e tyre atë që po kërkojnë.

Në shikim të parë duket të ketë një investim në dizajnë të mirë dhe veçim të produkteve, ndërsa vazhdimisht promovohet mundësia e furnizimit të shtëpisë me 3 klikime. Kur të zgjidhni atë që dëshrioni dhe të shihni çmimin, ju e shtoni atë në shportë në bazë të kilogramëve dhe në fund mund të procedoni mëtutje me blerje duke shfrytëzuar Kod Kuponi e Gift Voucher dhe të shihni edhe koston e transportit, ndërsa në këtë faze duket se KosovaFrut.com është në faze testimi për shkak se nuk mund të procedoni me blerjen.

Në shitje ka edhe lëngje, dhe gjëra ushqimore të ëmbla dhe njelmta, ndërsa në ueb faqe figuron edhe një numër kontaktues, gjë që tregon se bëhet fjalë përtej një testimi. Gjithsesi presim risi në këtë drejtim, dhe ato si gjithnjë i kuptoni në Digjitale.com. |digjitale| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE