Galaxy S5 vetëm se ka filluar shitjet javën e kaluar, por tani duket se Samsung është duke u përgatitur për të prezantuar diçka tjetër të ngjashëm. Gjatë fundjavës kompania ka bërë Tweet një ftesë për media në ditën e 29 Prillit në Singapor, duke nënvizuar kështu si ngacmim fjalinë “Kapture Moment,” (kape momentin), që jap sinjale se mund të shohim smartphone-in e përfolur Galaxy K Zoom ose S5 Zoom.


Në bazë të raporteve të fundit ne jemi në pritje të Galaxy S5 Zoom, i cili mund të lansohet si Galaxy K Zoom, që mund të vij me kamerë 19-megapikselë me zoom optik, ekranin 4.8-inç 720p, 16GB memorie e brendshme, 2GB RAM dhe me versionin Android 4.4.2. Sipas disa fotove të kësaj pajisje që kanë rrjedhur janë se lensi i kamerës mund të jetë i rrafshët me pjesën tjetër të trupit të këtij modeli, që i bie ndryshe nga ai i vitit të kaluar Galaxy S4 Zoom.

Ne anën tjetër ende nuk është e sigurt nëse ky model do të thirret Samsung Galaxy S5 Zoom ose me shkronjën “K”, si përpjekje për të filluar me një linjë të re të telefonave me kamera të fokusuara. Megjithatë nuk është larg 29 Prilli për të kuptuar emrin e këtij smartphone-i, gjithashtu dhe karakteristikat e tij. /ameble