Fujifilm si duket do të bëj prezantimin e një aparati të ri digjital në formën X-T1. Për ata që e përcjellin fushën e fotografisë dhe janë skeptik për foton e mëposhtëm, Fujifilm ka vendosur të bëj prezantimin e këtij modeli pak më zyrtarisht, duke njoftuar nëpërmes uebfaqen së tyre, bashkë me foton e më poshtëm, që thuhet ” X – Coming on January 28th”.

Fuji Film X-T1

Fujifilm ende nuk ka dhënë asnjë informatë në lidhje me karakteristikat e këtij modeli, por në bazë të asaj që ne dimë dhe thashethemeve, X-T1 pritet të shfaqet me dizajn retro (siç shihet edhe në foto), më pastaj thuhet se do të shfaqet me 16 megapikselë APS-C X-Trans sensor II, 8fps me AF tracking shooting, me lens X-mount që ndërrohet dhe vjen me trup të lëkurës së mbyllur që e bën kamerën një pajisje mjaft të dobishme për fotografet të cilët zakonisht fotografojnë jashtë.

Nuk janë dhënë detaje se sa do të kushtojë apo kur do të dalë në treg, por shpresojmë se të gjitha detajet e plota Fujifilm do t’i prezantoj më datën 28 Janar. /ameble