E plotësuar (16:32): Samsung është përgjigjur në raportin e më poshtëm se kompania do të ndal biznesin e saj për kompjuter desktop në përpjekje për t’u fokusuar në tablet dhe laptop, duke e quajtur ketë thashetheme “të pabazë”, në një përgjigje zyrtare nëpërmes The Next Web:

“Thashetheme që Samsung po tërhiqet nga biznesi për desktop PC është e pabazë. Samsung do të vazhdojë të ofrojë produkte të ndryshme PC në përputhje me nevojat e konsumatorëve dhe të tregut”

Lajme që Samsung do të ndalojë prodhimin e kompjuterëve desktop është shfaqur dje në një artikull të botuar nga The Korea Times.

 

Samsung logo

Samsung Electronics ka njoftuar se do të ndal prodhimin e kompjuterëve desktop, të cilët pak a shumë tani janë bërë të panevojshëm. Në vend të kësaj, kompania e Koresë së Jugut ka në plan të përqendron vëmendjen e saj në smartphone, tablet dhe laptop. Raporti përcjell lajmin se qeveria e Koresë së Jugut ka caktuar biznesin e desktop-ve si të përshtatshëm vetëm për firmat e vogla.

Veprimi pasqyron një trend në rritje në tregun e elektronikës së konsumit, shumë njerëz sot preferojnë të përdorin laptop madje edhe tablet, kurse interesi në kompjuterët desktop ka ra. Samsung në mënyrë të qartë ka parë se nuk është duke krijuar fitime nga shitjet e desktop-ve sikur që bën nga pajisjet mobile.

“Kërkesa për PC desktop është duke rënë poshtë,” tha një zyrtar nga Samsung për The Korea Times.

Sipas këtij njoftimi kompania Samsung ju bën me dije përdoruesve që të përdorin më shumë laptop, tablet dhe smartphone. |ameble|