Microsoft ka publikuar një video të re promovuese për smartphone-in Nokia Lumia 920 në konfrontim me kamerën e modelit të kaluar Samsung Galaxy S3. Brenda kësaj video të Microsoft-it, personazhi Ben vë bast me Brittany për 100$ që Nokia Lumia 920 e tij me Windows Phone mund të kap foto me të mira sesa Samsung Galaxy S3 i saj.

Edhe pse në mes Galaxy S3 vs Lumia 920 duket çart së smartphone-i Nokia fiton, Brittany ndrron smartphone-in e saj me Nokia Lumia 920.

Në kësi lloj krahasimi do të ishte interesant nëse Microsoft do të bëjë bastin me smartphone-in e ri Galaxy S4 i cili sapo është lansuar nga Samsung. “Nokia Lumia 920 posedon teknologjinë e kamerës PureView me stabilizim optik të fotove dhe lente Carl Zeiss që kap fotot dhe videot pa turbullime, edhe në qoftë se dora jote është në lëvizje ose jeni në kushtet më dritë të mangët.” |ameble|

[youtube id=”c6UMmqUwkFU” width=”600″ height=”350″]