Samsung Galaxy S4 mund të shfaqët me një opsion të ri të kamerës të quajtur Samsung Orb, e cila ju ofron mundësin përdoruesve për të lidhur imazhet së bashku në një të vetme 360 shkallë, e ngjashëm me opsionin nga Google, PhotoSphere që ishte shfaqur në versionin e Android-it Jelly Bean.
Kjo e thënë vjen nga Android Geeks të cilët thonë se kanë kontaktuar një nga inxhinieret e softuerit që punon në Galaxy S4. Ky inxhinier ka thënë se Samsung Orb do të jetë më i mirë se PhotoSphere për shkak të kualitetit të kamerës së përfolur 13 megapixel.
Smartphone-i Galaxy S4 ende nuk është konfirmuar, megjithatë disa kompani kanë filluar prezantimin e foto/videove të kapakëve mbrojtës për Galaxy S4, të cilat kanë zbuluar se smartphone-i do të jetë rreth të njëjtës madhësi sikur Galaxy S3, por do posedoj një dizajn krejtësisht tjetër.
Raporte të tjera kanë dal se Galaxy S4 do të jetë një smartphone më i fuqishëm duke u shfaqur më procesor me të madh 8-berthamorë 1.8GHz të quajtur Exynos 5 Octa.
Ndërsa në tjetër krejt ndryshe thuhet nga SamMobile e cila beson se super-smartphone-i i ri Samsung Galaxy S4 do të vijë me procesor 4-berthamorë 2.0GHz, ose do të bëjë atë më të fuqishem së sa modeli i fundit HTC One.
Sido që te jetë do të duhet të presim deri pas konferencës zyrtare nga Samsung për të parë saktësisht se çfarë do të posedoj kjo pajisje, thashethemet thonë se kjo do të ndodh në mes të Marsit. |ameble| [divider top=”0″]