SHPËRNDAJE

Galaxy Gear and Galaxy NoteSamsung si duket do të ketë rolin kryesor në ngjarjen Mobile World Congress (MWC) në Barcelonë. ZDNet Korea raporton se Samsung përveç prezantimit të smartphone-it Galaxy S5 ajo do të prezantoj edhe tabletin Galaxy Tab 4 dhe smartwatch-in Galaxy Gear 2. Sipas burimeve të ZDNet-it, Samsung ka përgatitur tri modele të ndryshme të tabletit Tab 4, me ekran 7-inç, 8-inç dhe 10.1-inç. Ata do të shfaqen me procesorë 4-bërthamor 1.2 GHz, bateri 6800 mAh, 64 GB memorie e brendshme (plus portën SD) dhe versionin e platformës Android 4.4 Kitkat.

Në anën tjetër të pakta kanë qenë thashethemet sa i përket specifikave të Galaxy Gear 2, por që pritet se ky model të ketë një ridizajnim të plotë. Të gjitha këto mund ti shohim nga data 24 e këtij muaji. /ameble

SHPËRNDAJE