Gjatë një ngjarje për media në Manhatan, DJI ka prezantuar gjeneratën e tyre të ardhshme të Dronit smart në formën si DJI Phantom 4, që tani vjen e pajisur me opsione të reja dhe të avancuara të komandimit.
DJI Phantom 4 i ri është i aftë për të fluturuar në mënyrë autonome duke hequr pilotimin e njeriut, thonë DJI. Edhe ky Dron vjen i pajisur me lidhjet për smartphone dhe tablet duke ju mundësuar për të parë objekte nga kamera e Dronit në pajisjet tuaja.
Kompania DJI thonë se Phantom 4 shmang pengesat, aftësitë e autopilotit dhe auto-ndjekësit funksionojnë në harmoni të mirë. Kompania tani ka filluar ta pranojë porositë e para për një kohë të kufizuar dhe vetëm për 1399$ (ose 1290€). Porosia fillon të dërgohet nga data 15 Mars, pas së cilës çmimi për blerje pritet të rritet.
Karakteristikat tjera që përfshinë ky model i Dronit janë:
– Automatikisht Shmang pengesat,
– Automatikisht kontrollon lëvizjet e objekteve duke përdorur Track aktive,
– Tap Fly ju mundëson të fluturoj me një trokitje të lehtë të gishtit,
– Smart Return Home i mundëson pajisjet t’i shmanget pengesave si dhe të kthehet në vend,
– Maksimum 28 minuta kohë fluturimi, kontrolli maksimal 5 km,
– Shpejtësia maksimale 72 km/h etj.
Për më shumë informacione rreth modelit të ri të dronit DJI Phantom 4 mund t’i gjeni tek ueb-faqja e tyre zyrtare DJI. /ameble