Albanian ICT Awards, në mbrëmjen gala që u mbajt të Premten më 15 Maj në Tiranë, ka zgjedhur Gjirafa.com në vendin e parë si Inovacioni i Vitit mbarëkombëtar Shqiptar. Si makina kërkimore e fokusuar në Gjuhën Shqipe, Gjirafa ka filluar të krijojë një prezencë me shërbime unike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni si dhe Diasporë.
Gjirafa.com dallohet në shërbimet e saj për kërkime në Gjuhën Shqipe, zgjidhje algoritmike dhe inteligjente të top lajmeve nga Shqipëria, Kosova, apo Diaspora, si dhe mbledhjen e të gjitha shpalljeve nga faqet tjera Shqiptare si: automjete, patundshmëri, celularë, si dhe konkurse të punëve. /ameble