SHPËRNDAJE

herët ju kemi njoftuar për projektin Gjirafa.com – makina kërkimore për të gjithë shqiptarët. Gjirafa tanimë ka lansuar versionin Beta të saj, duke ofruar qasje ekskluzive vetëm për ata të cilët janë regjistruar apo regjistrohen për qasje të hershme. Ftesat e para për të testuar dhe përdorur Gjirafa.com janë dërguar, ku ndër përdoruesit e parë dhe ekskluziv ishte edhe ameble. Përshtypjet tona të para janë mbresëlënëse, si nga pamja e faqes ashtu edhe nga efektiviteti i kërkimit. Në vazhdim do të ndajmë me ju disa pamje dhe shërbime të cilat mund t’i gjeni në www.gjirafa.com.

GJirafa Homepage
“Gjirafa” faqja e parë

Siç mund ta shihni dizajni i faqes është i pastër dhe intuititv, ku lehtësisht dallohen shërbimet e ofruara. Në menynë kryesore sipër pjesës së kërkimit janë vendosur dy opsione të rëndësishme të kërkimit të cilat janë: kërkimi në shqip dhe opsioni tjetër për kërkim në gjuhë tjera, ndërsa opsioni i tretë mundëson kërkimin e linjave të autobusëve. Kërkimi i ueb-it shqip është i pozicionuar në mes të faqes. Në faqen fillestare poshtë kolonës së kërkimit, gjejmë grupuesin e lajmeve, i cili ofron lajme nga portale të ndryshme, të renditura sipas rëndësisë së lajmit të cilat mund të jenë të mirëpritura nga përdoruesit. Në anën e djathtë mund të gjeni të dhënat për motin për qytetet kryesore si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe jashtë, ndërsa në anën e majtë gjenden informatat rreth itinerareve të autobusëve. Lajmet Nëse klikoni më shume lajme atëherë hapet faqja e lajmeve, e cila përmban lajme sipas kategorive, duke filluar me:  Lajmet më të fundit, Politikë, Ekonomi, Sport, Teknologji, Art dhe Kulturë. Pra, nga sot nuk keni nevojë të shfletoni disa portale për t’u informuar, për shkak se të gjitha lajmet nga portalet shqip janë të grumbulluara për ne nga gjirafa.com.

Gjirafa Lajme
“Gjirafa”, rubrika e Lajmeve

Kërkimi i uebit shqip Kërkimi i uebit shqip është njëra prej veçorive kryesore të gjirafa.com.

GJirafa Kerkimi ne ueb
“Gjirafa”, kërkimi në shqip

Prej përparësive kryesore të grumbulluesit të lajmeve është edhe mundësia të shihni se cilat portale kane shkruar për të njëjtin lajm. Pra aty mund te shihni lajmin e njëjtë nga këndvështrimi i portaleve të ndryshme, si dhe mundësia të gjeni lajme të ngjashme duke klikuar “lajme të ngjashme”.

GJirafa lajme kategoria
“Gjirafa”, rubrika e Lajmeve në kategori

Orari i autobusëve Ndër të tjera, si vlerë e shtuar janë moti dhe orari i autobusëve. Orari i autobusëve ka një dizajn të thjeshtë. Aty keni mundësinë e kërkimit të linjave të autobusëve ndërmjet qyteteve, por jo vetëm kaq, gjirafa është inteligjente dhe i kupton si shkurtesat ashtu edhe gabimet në shkrim dhe i korrigjon ato, si p.sh “pz” “pr” në “Prizren” “Prishtinë”. Ajo çka na pëlqej te kjo faqe është se nga tani përdoruesit do të mund të bëjnë vlerësimin e linjave të udhëtimit nëpërmjet pëlqimeve.

GJirafa Bus
“Gjirafa”, orari i Autobusëve

MOTI Faqja e moti po ashtu ka një dizajn elegant, ku është i shfaqur moti për ditën e sotme dhe për tre periudha gjate ditës për qytetet kryesore, e cila është duke u përditësuar pothuajse çdo dite. Moti është i mundësuar në bashkëpunim me Institutin Meteorologjik Norvegjez. Ameble shpreson që në të ardhmen në ketë faqe do të shohim edhe pejsazhe të qyteteve ku jetojnë shqiptarët.

“Gjirafa”, Moti

Përfundimi Për fund mund të themi që gjirafa na mbajti për një kohë të gjatë në faqe dhe na dha një ndjenje që të duam të kthehemi sa më parë në ketë faqe. Nëse jeni kureshtar të provoni Gjirafa.com si dhe të zbuloni se çfarë fshihet prapa saj, atëherë ju mund të dërgoni një email në adresën ftesa@gjirafa.com për të kërkuar ftesën e juaj, me ç’ rast ju do të hyni ne liste qe te pranoni një kod të cilin do ta përdorni gjatë regjistrimit. Ju dëshirojmë shfletim të këndshëm. . /ameble

SHPËRNDAJE