10 Shkurt 2015, Prishtinë, Kosovë – Gjirafa, Inc., sot bëri të ditur se makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe, Gjirafa.com ka lansuar aplikacionin e saj për telefona të mençur. Aplikacioni mobil është i disponueshem fillimisht për sistem operativ Android, ndërsa se shpejti pritet edhe versioni për iOS dhe Windows. Aplikacionin mobil mund ta shkarkoni nga google play.
Aplikacioni mobil Gjirafa.com disponon widgetin i cili është dizajnuar të qëndrojë tërë kohen i hapur në njërën nga sfondet e telefonit. Widgeti në pjesën e sipërme tregon Motin dhe linjat e autobusëve për qytetin e përzgjedhur, pastaj në mes tregon Lajmet kryesore të cilat mund të ndërrohen, si dhe në pjesën e poshtme përmban linçet për tu qasur në shërbime të dedikuara si kërkimi i uebit shqip, shfletimi apo kërkimi i: lajmeve, patundshmërive, veturave, vendeve të punës, dhe më të rejat e motit. Pamja në vijim tregon se si duket widget.
Hapja dhe navigimi nëpër menytë e aplikacionit është thjeshtësuar ashtu që në anën e sipërme është menyja me shërbimet kryesore, ndërsa në anën e djathte është nën-menyja e shërbimeve kryesore.
Shembull, nëse dëshirojmë të lexojmë lajmet për sport, atëherë klikojmë në menynë kryesore në të majtë, apo e tërheqim menynë nga ana e majtë në të djathtë, klikojmë në rubrikën Lajme, pastaj klikojmë në nën-menynë e djathtë në mënyrë që të shkojmë në kategorinë Lajme – Sport.
Në të njëjtën mënyre hapen edhe rubrikat dhe kategoritë tjera, si p.sh. kërkimi i veturave në shitje. Hapim menynë kryesore, klikojmë në Vetura në Shitje, pastaj klikojmë në nën-menynë e cila përmban filterat për të përzgjedhë shpalljet sipas vendit, veturës, kilometrave të kaluara e shumë kritereve të tjera.
Mos të harrojmë që përveç mundësisë së shfletimit në çdo moment nga cila do rubrike apo kategori mund të kërkojmë informatat nga të gjitha shërbimet e gjirafa.com duke kërkuar me fjalët kyçe në kutinë për kërkim e cila gjendet në pjesën e sipërme të aplikacionit.
Për më shumë, vizitoni ueb faqen Gjirafa.com apo shkarkojeni aplikacionin drejtpërdrejtë nga Google Play. /ameble