Apple dhe Samsung kanë luftuar ne një betejë që nga fillimi i vitit të kaluar, kur Apple ka akuzuar Samsung-un për shkelje në një pjesë të vogël të dizajnit të tij dhe patentave te teknologjisë që lidhen me iPhone-in. Me pastaj Samsung u është përgjigjur menjëherë, duke thënë se është Apple ajo qe ka shkelur disa nga patentat e saj të teknologjisë se vet.
Dhe kështu, një vendim nga juria e Gjykatës se Qarkut në Kaliforni është dhënë të premten.
Vendimi i dhënë ne fund te gjykimit, shikuar nga afër është kompleks, duke përfshirë këtu produkte të shumta dhe filiala të kompanisë. Është debatuar për tri ditë radhazi, qe për një vendim te tillë është paksa shpejt duke pasur parasysh numrin e çështjeve. Formulari verdikt përfshinte 700 pyetje, në lidhje me produkte të ndryshme te filialeve të kompanisë.
Sipas The Verge, qe kanë raportuar nga salla e gjyqit, një brez i madh i pajisjeve të Samsung-ut janë gjetur në mënyrë të paligjshme duke përfshirë këtu idetë e dizajnit ne softuer interface e shumë tjera nëpër këto pajisje: smartphone Galaxy S, Galaxy S II, Nexus S, Mesmerize, Vibrant, Fascinate, Skyrocket, Continuum, Prevail, Infuse, Gem, Mesmerize, Indulge, Replenish, Epic 4G Touch and Droid Charge dhe tableat Galaxy Tab and Tab 10.1.
Kjo listë vazhdon. Sipas tyre praktikisht çdo pajisje e Samsung-ut në fjalë është gjetur që ka shkelë mbi patentat e Apple-it. Shumë pak përjashtime ka.
Nga krejt kjo sipas vendimit te kësaj jurie, kompania koreane Samsung është dëmtuar me mbi 1 miliard dollarë, qe duhet paguar për Apple, kurse për sa i përket shkeljeve nga ana e kompanisë Apple juria u është përgjigjur me “zero” dhe ka cituar duke thënë se nuk ka asnjë detyrim deri me tani. |ameble| [divider top=”0″]