SHPËRNDAJE

Tani pas 8 viteve ekzistencë shërbimi Gmail ka arritur të dal e para kundrejt Hotmail-it në shërbimet e mail-it, sipas të dhënave te fundit nga comScore.

Duke parë grafikun me poshtë nga comScore gara duket shumë e ngushtë, Gmail në mbarë botën ka 288 milion përdorues, Hotmail 286 milion dhe e treta radhitet Yahoo me 282 milion. Kurse vetëm në SHBA grafiku është krejt ndryshe, Yahoo udhëheq më afro 77 milion përdorues, Gmail në vendin e dytë me 69 milion dhe Hotmail me 35.5 milion përdorues.

Ne anën tjetër GigaOM spekulon se shifrat e Hotmail-it, e cila ka qenë në vend të parë mund të jenë ndryshuar nga futja e fundit e shërbimit të ri Outlook webmail por gjithashtu shtohet pyetja se sa përdorues të sistemin operativ Android regjistrohen në Gmail, kurse në fakt përdorin Hotmail apo Yahoo ose ndonjë shërbim tjetër si llogarinë e tyre primare. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE