Në bazë të një raporti të Deutsche Welle (DW), një ndihmës i lartë i kancelarës gjermane Angela Merkel ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, shkruan businessinsider.
Sipas DW, gazeta Bild e Gjermanisë ka shkruar sot se kreu i Departamentit të Politikës Evropiane ishte në shënjestër të një sulmi kibernetik. Anëtari i stafit së zyrës së kancelares, kishte vërejtur se antivirusi i kompjuterit në zyre kishte zbuluar një malware i njohur si ”REGIN”.
DW citon një raport nga nëntori i kompanisë për siguri Symantec, i cili detajon disa nga teknikat dhe mjetet e përdorura nga “REGIN”. Symantec thotë se në disa raste “REGIN” është në gjendje t’i monitorojë të dhënat, të marrë screenshots, të kontrolloj kursorin e miut, si dhe të vjedh fjalëkalimet.
Spyware “REGIN” është menduar të përdoret kundër qeverive dhe organizatave të tjera. Deutsche Welle shton se ueb-faqja e lajmeve në SHBA “The Intercept “ pretendon se Spyware “REGIN” është krijuar kohë më parë për të vjedhur informacione nga qeveritë, kompanitë dhe institucionet kërkimore. Ajo sugjeron se agjencia britanike e spiunazhit si dhe agjencia e Shteteve të Bashkuara NSA, ishin të përfshira në zhvillimin e këtij softueri, i cili veçanërisht është vështirë për ta zbuluar. /ameble