SHPËRNDAJE

TwitchRaportohet se për një miliardë dollarë Google ka blerë shërbimin e njohur për Streaming Twitch. Thashetheme e para për sa i përket kësaj blerje ishin në muajin Maj, ku u thoshte së kushtet paraprake për blerjen janë përafruar.

Ka shumë arsye se pse një platformë e videove të Youtube-it është e interesuar të blej një tjetër video-platformë. Fillimisht, Twitch shumë shpejt ka arritur të bëhet një burim i madh në trafikun e internetit, me mbi 12 milionë shikues unik vetëm në ngjarjen E3. Statistikat e Marsit nga Sandvine, që ishte raportuar nga VentureBeat, shkruanin së shërbimi Streaming llogarit përdorimin e internetit rreth 1.35% e të gjithë trafikut.

Perspektiva më e madhe e Google-it sa i përket kësaj blerje, mund të jetë tek grupi i madh i përdoruesve të lojërave nga Twitch. Sidoqoftë, detajet e plota të marrëveshjes ende nuk janë njoftuar, por thuhet së marrëveshja është kryer. /ameble

SHPËRNDAJE