SHPËRNDAJE

Google mbërrtheu shërbimin e foto-editimit dixhital Snapseed si pjesë e përpjekjeve të tij për të konkuruar kundër rrjetit social Facebook në internet. Snapseed është pjesë kryesore e blerjes së Nik Software nga Google, i cili zhvilloi teknologjinë e këtij shërbimi për  photo-editim.

Marrëveshja e shpallur dje, i jep Google një shërbim të njohur që konkuron kundër Instagram-it të Facebook-ut, mjetet e të cilit janë përdorur gjerësisht për të ekspozuar, zbukuruar dhe shpërndarë fotografitë e marra me smartphone dhe tabletë. Facebook bleu Instagram-in për 715 milion dollarë, në një marrëveshje që u arrit muajin e kaluar. Google nuk bëri të ditur kushtet e blerjes së Nik Software.

Snapseed mund të përdoret për të rritur përdorimin e Google Plus, një alternativë për Facebook-un në rrjetin social. Edhe pse ai është rritur me shpejtësi që nga debutimi i tij gati 15 muaj më parë, Google Plus është ende duke eksperimentuar me tipare të ndryshme që synojnë nxitjen e sërfuesve të internetit (web surfers) për ta vizituar me shpesh këtë shërbim.

Sipas zëvendës presidentit të Google Vic Gundotra, Google Plus tani ka rreth 400 milion llogari. Kurse Nik Software thonë se më shumë se 9 milionë njerëz përdorin aplikacionin e Snapseed për iPhone dhe iPad. Vitin e kaluar, Apple ka quajtur Snapseed si “aplikacionin e tyre të vitit”. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE