WazeDy muaj më parë kemi raportuar se Google është e interesuar të blejë shërbimin e hartave për trafikun, Waze. Tani në blogun zyrtar të Google-it, për ketë kompania ka njoftuar zyrtarisht se ka blerë kompaninë Waze. Ata nuk ka konfirmuar se sa kanë paguar, por raportet thonë se shifra është rreth 1.3 miliardë $.

Waze ju mundëson përdoruesve për të parë në kohë reale të rejat për trafikut nga miqtë dhe të tjerët rreth jush, gjithashtu ju tregon rrugët më të shpejta, kështu që kjo është e qartë pse Google ka blerë ketë shërbim që pritet ta integroj me shërbimin e tyre Google Maps.

Ekipi për zhvillimin e produkteve nga Waze do të mbetet në Izrael dhe tani për tani do të punojnë ndaras . |ameble|