Google është bllokuar edhe një herë nga qeveria kineze. Vendi po përgatitet për zgjedhjen e liderit të saj të ri, Jinping Xi. Çdokush nga Kina që përpiqet për të hyrë në Google, Gmail, Google Maps, ose diçka tjetër prej shërbimeve të kompanisë Google do të hasin në uebfaqe të bllokuar ka raportuar theregister.
Deri me tani, është raportuar se Google.com, Google.com.hk, mail.google.com, drive.google.com, play.google.com, docs.google.com, dhe maps.google.com janë te paarritshme. Nënfaqet e tjera mund të jetë te bllokuara gjithashtu.
Google ka kontrolluar ketë çështje nga ana e tyre, dhe ka raportuar nëpërmjet zëdhënësit El Reg duke thënë se “ne kemi kontrolluar të gjitha dhe nga ana jonë nuk ka ndryshuar asgjë”.
Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që Google është bllokuar nga Firewall të Kinës, ka ndodhur edhe njëherë në muajin prill që kishte bllokuar Google Drive. |ameble| [divider top=”0″]