SHPËRNDAJE

Google nga tani u mundëson përdoruesve të iOS-it që të testojnë versionin Beta të Chrome-it, e cila në heshtje ka shtuar përkrahjen për iPhone dhe iPad në listën e platformave për teste.

Google Chrome Beta

Versioni Beta i shfletuesit të Google-it për smartphone vjen edhe me përkrahje për 3D Touch dhe disa mundësi tjera të vogla. Kompania me ketë hap u mundëson të testoni duke përdorur TestFlight të Apple-it.

Për të testuar Chrome Beta për iOS, ju duhet të shkarkoni dhe regjistroheni në TestFlight nga AppStore, pastaj vizitoni ueb-faqen e Google Chrome Beta dhe thjesht shtypni butonin “download Chrome Beta”. Pas kësaj e pranoni një email për konfirmim ku ju duhet të prisni derisa TestFlight ju dërgon konfirmimin që aplikacioni është i gatshëm për shkarkim.

Në anën tjetër dobitë e opsionit 3D Touch janë se mundëson të shtypni me pak forcë në ekranin e faqes së Chrome-it nga e cila, pastaj hapët një meny e re me ekstra opsione.

Pra, të gjitha këto janë disa mundësi dhe opsione të reja nga Google Chrome për iOS. /ameble