Kur është fjala për zgjedhjen e shfletuesit për Internet, ka shumë nga to që përdoruesit mund të zgjedhin, të tilla si Internet Explorer dhe Safari që janë primar (default) për sistemet operative Windows dhe OS X pastaj është Opera, FireFox dhe Google Chrome, por për sa i përket shumicës, Google Chrome duket të jetë shfletuesi më i popullarizuar në botë për momentin.
Kjo është zbuluar nga Google, e cila ka thënë se shfletuesi i tyre Chrome aktualisht ka rreth 750 milionë përdorues aktiv në nivelin global, duke e bërë kështu shfletuesin më të popullarizuar në botë. Kjo sigurisht sepse duke marrë parasysh faktin se Chrome nuk është në dispozicion vetëm në pajisjet kompjuter, por edhe në pajisjet mobile, si dhe për shkak se ka sistemin operativ Google Chrome.
Sido që të jetë, cili është shfletuesi juaj i preferuar, dhe a jeni dakord se Chrome është shfletuesi më i popullarizuar për momentin? |ameble|