Logo LGPatentat për shpikjet elektronike kanë shkaktuar mjaft probleme në industrinë celulare. Google dhe LG Electronics kanë zgjedhur të parandalojnë problemet e mundshme për një kohë të gjatë. Dy gjigandët e teknologjisë kanë nënshkruar një marrëveshje 10 vjeçare për përdorimin e përbashkët të patentave të tyre.

Marrëveshja nuk përfshin vetëm teknologjitë në smartphone, por përfshin shumë lloje pajisjesh dhe teknologjish. Kohët e fundit Google ka prodhuar pajisje shtëpiake dhe produkte për TV, ndaj kjo marrëveshje me LG duket e përshtatshme me strategjinë e Google.

Kontrata përfshin të gjitha patentat e zotëruara nga të dyja kompanitë dhe patentat që do të krijohen në 10 vitet e ardhshme. Google nënshkroi një kontratë të ngjashme me Samsung në fillim të 2014, duke thënë se bashkëpunimi është më fitimprurës.

LG dhe Google kanë pasur bashkëpunime të suksesshme duke filluar me linjën Nexus. Kjo kontratë nënkupton se dy kompanitë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe për shumë kohë. /ameble