SHPËRNDAJE

Google sot ka publikuar disa imazhe të mahnitshme në TimeLapse nëpërmes viteve 1984-2012. Imazhet satelitore janë mbledhur gjatë 40 vjetëve në bashkëpunim me NASA dhe United State Geological Society.

Projektin për ti paraqitur ndryshimet në mes viteve Google me USGS-në i ka filluar në vitin 2009. Sipas kompanisë Google, këtu është përdorur makina Google Earth duke analizuar rreth 2068467 imazhe, që i bie 909 terabyte të dhëna. Këtu kanë bashkuar nga një imazh në çdo vend të tokës dhe për çdo vit, që nga viti 1984.

Sot këto imazhe janë në dispozicion për tu parë në format HTML5 në faqen e internetit Google TimeLapse.

Dubai google timelapse  Las Vegas google timelapse

Mjaft e pabesueshme për të parë shtrirjen e njerëzimit në qytete të zhvilluar nëpërmes viteve. Të njëjtën gjë mund ta bëni për cilin do vend në botë, mirëpo këtu Google ka paraqitur disa vende të caktuara si: Las Vegas, Nevada, minierat e qymyrit Wyoming, pyjet e Amazonës, Alasken, Arabinë Saudite, Dubain, Iranin dhe Detit Aral.

Shiko të gjitha këto imazhe të mahnitshme nëpërmes TimeLapse në makinën Google Earth. |ameble|