SHPËRNDAJE

Google Glass FeaturedGoogle Glass në tregun e Anglisë ka arritur javën e kaluar, por pajisja në ketë vend ka filluar t’i kundërvihet shqetësimeve të privatësisë. Gazeta britaneze The Independent ka raportuar se Google Glass është ndaluar zyrtarisht nga VUE, një kompani e madhe e kinemave në ketë vend.

Kjo nuk është hera e parë që Google Glass goditet kështu me shpejtësi. Pajisja është ndaluar tashmë nga një numër i madh i bizneseve në SHBA, duke përfshirë zinxhirin e kinemave të pavarura Alamo Drafthouse, kazinove Caesars Palace në Las Vegas, dhe një numër restorantesh dhe kafenesh të vogla në të gjithë vendin. Vitin e kaluar qeveria e Anglisë gjithashtu është akorduar për ndalimin e përdorimit të Google Glass nga shoferët në rrugë.

Edhe Google pajtohet që Glass nuk duhet të përdoret në teatër apo kinema. Kompania thotë se kjo pajisje duhet të trajtohet si çdo pajisje tjetër mobile, të cilat gjithashtu nuk përdoren në disa vende. Një nga çështjet më të mëdha është aftësia e incizimit të videove fshehurazi në publik, kështu që kur përmenden kinemaja, është e kuptueshme. /ameble

SHPËRNDAJE