Një nga të mirat që ka Google Glass është se incizon video shumë lehtë. Kjo është perfekte nëse incizon në ndonjë organizim familjar apo edhe kur je ne pushime, mirëpo jo nëpër kinema apo teatro.
Motion Picture Association of American (MPAA) dhe National Association of Theater Owners (NATO) kanë njoftuar për “tolerancë zero” apo politikë të re ndaj Google Glass dhe pajisjeve tjera të incizimit që janë të kësaj forme nëpër kinema apo ngjarje të ngjashme.
NATO ka thënë se pas vërejtjes në qoftë se nuk do të hiqen Google Glass, do të kërkohet që të largohen nga kino apo teatri. Por në qoftë se menaxherët në teatër dyshojnë së është incizuar atëherë mund të thirret në zbatimin e ligjit. Incizimi i filmave nëpër kinema apo teatro është e ndaluar të bëhet me smartphone, kështu që pse Google Glass të lejohet? Vendim ishte i pritshem, e që shumë shpejtë mund të vendoset edhe nëper vende tjera të botes. /ameble