SHPËRNDAJE

Taiwan Google DataGoogle ka njoftuar se ka hapur qendrat e saja të para për të dhëna (Data Center) në Azi të cilat tani janë në funksion të plotë. Ajo posedon dy qendra në Azi, një në Tajvan dhe tjetra në Singapor.

Ata kanë dyfishuar investimet në këtë vend qe ka arritur deri në 600 milionë dollarë. Qendra në Tajvan posedon mundësinë e ftohjes me anë të erës dukë e bërë ketë qendër me ambientalen në Azi. Qendra e të dhënave në Singapor është më e vogël se kjo në Tajvan.

Google thotë se investimi në Azi ishte i nevojshëm për shkak se një numër i madh i njerëzve janë duke u lidhur në internet për herë të parë në këtë zonë. Ata thonë se mes Korrikut dhe Shtatorit mbi 60 milion njerëz të kësaj zone janë kyçur në ueb për herë të parë nëpërmes pajisjeve mobile, kështu që këto qendra do të rrisin performancën e internetit në Azi deri në 30 %. |ameble|

SHPËRNDAJE