Google u ka dërguar një letër kompanisë Microsoft duke u kërkuar atyre që të tërheqin aplikacionin YouTube nga Windows Phone Store, ky lajm vjen nga Wired e cila posedon një kopje të dokumentit që Google ka dërguar në Microsoft.
Aplikacioni YouTube për Windows Phone është zhvilluar nga Microsoft dhe jo nga Google, ky aplikacion nuk posedon reklamat nga YouTube dhe gjithashtu e ka mundësinë e shkarkimit të videove.
Kohët e fundit kemi parë aplikacionin e YouTube-it për Windows Phone 8 me autorizim nga Microsoft-i dhe që është në dispozicion në: http://www.windowsphone.com/en-us/store/app/youtube/dcbb1ac6-a89a-df11-a490-00237de2db9e
Duket se aplikacioni:
- Mundëson përdoruesit të shkarkojnë video nga YouTube,
- Parandalon shfaqjen e reklamave në video YouTube playbacks, dhe
- luan videot që partnerët tanë kanë të kufizuar opsionin playback për platforma të caktuara (p.sh., pajisjet smartphone me grupe artistesh të kufizuar). Këto karakteristika dëmtojnë drejtpërdrejt krijuesit tanë përmbajtjen e videove dhe në mënyrë të qartë shkelin të drejtat e shërbimeve tona.
Ne kërkojmë nga ju që menjëherë të tërhiqet ky aplikacion nga Windows Phone Store, ka shkruar Google në dokumentin e më poshtëm:
Google MSFT C&D by Mathew Honan
Pra do të jetë interesante të shihet se çfarë do të ndodh, dhe a do të pajtohet Microsoft me kërkesën e Google-it. |ameble|