Kryeshefi i Google-it Sundar Pichai të martën ka njoftuar se ngjarja vjetore Google I/O 2016 do të zhvillohet në mes të muajit Maj, në datat 18-20, në Mountain View në amfiteatrin Shoreline.
Sipas Pichai, vendi është i veçantë sepse është lagja e njëjtë ku u mbajt ngjarja e parë e I/O, një dekadë më parë. Shikoni se sa larg ka shkuar Google që nga ajo kohë.
I/O’16 coming to neighborhood where it all started 10 yrs ago: Shoreline Amphitheatre in Mountain View, May 18-20. More details soon. #io16
— sundarpichai (@sundarpichai) January 12, 2016
Pichai ka dhënë se, më shumë detaje rreth kësaj ngjarje pritet të jepen shumë shpejt.
Një gjë është e sigurt së nga Google pritet versioni i ardhshëm i Android-it. Përveç kësaj, nuk dihet së për çfarë tjetër do të flasë Google. Për Self-Driving? Për Google Glass 2.0? Chrome OS? Mbetet të shihet! /ameble