SHPËRNDAJE

odyseeShpesh ju ndodh që fotot që keni në pajisjet tuaja mobile dëshironi t’i mbani privat ose thjesht dëshironi t’i ndani ato me një grup të zgjedhur të kontakteve, si anëtar të familjes ose miq të ngushtë. Sot ka shumë alternativa të aplikacioneve në dispozicion për ketë gjë, por duket se nga të gjitha ato, Google ka vendosur të blejë një të tillë të quajtur Odysee.

Për ata të cilët nuk e njohin ketë aplikacion, është një aplikacion në platformat iOS dhe Android që ju mundëson që fotot e marra nga smartphone ose tablet të ruhen automatikisht (bëhen Backup) në kompjuterët tuaj. Ky aplikacion gjithashtu ju mundëson përdoruesve të bëjnë konfigurimin që të ndajnë fotot private me njerëz të tjerë që zgjedhin.

Sipas një mesazhi të shkruar në ueb-faqen e tyre thuhet: “Jemi të ngazëllyer t’ju njoftojmë se ekipi i platformës Odysee do t’i bashkohet ekipin të Google+.” Shërbimi e Odysee-së do të vazhdojnë deri në 23 shkurt dhe në fund të gjitha fotot dhe video tuaja nëse keni do të jenë në dispozicion si një arkiv për shkarkim.

Në anën tjetër është e paqartë se çfarë ka në plan Google me ketë aplikacion, por duke pasur parasysh se po e mbyllin aplikacionin komplet, atëherë kjo mund të përdoret në shërbimet e Google+. /ameble

SHPËRNDAJE