Google po kërkon të bashkohet me ndonjë prodhues makinash, për të prodhuar makinën e tyre me vetë-ngarje ose pa vozitës (self-driving). Sipas Chris Urmson, Drejtorit të këtij projekti, Google nuk dëshiron të shkoj e vetme në ketë projekt.
Përderisa Google ka sjellë vizionin e tyre në një makinë lëvizëse të pavarur, ajo kërkon të bëhet partner me ndonjë prodhues të makinave, për të sjellë idenë e tyre në treg brenda pesë viteve e ardhshme.
“Ne veçanërisht nuk duam të bëhem prodhues të makinave,” tha Urmson në një intervistë për Wall Street Journal. “Ne po bisedojmë [me] dhe po kerkojmë partnerë.” ka thënë ai. Përderisa Google e di shumë mirë se krijimi i partneritetit është mënyra më e mirë për të sjellë makinën e tyre të pavarur në treg, Urmson tha se: “Ne ende jemi duke vlerësuar modelin e këtij biznesi.”
Përderisa ata vazhdojnë të kërkojnë partnerë, Urmson tha se ekipi i tij në ndërkohë është duke punuar me kompanitë e tjera për të ndërtuar një linjë të re të avancuar “beta” prototip, ku janë tri modele përtej këtij që është prezantuar në fillim të vitit.
Këto makina janë përfolur që fillimisht të përdoren nëpër qendra të qytetit dhe shpejtësia e tyre do të jetë e kufizuar nën 40 km/h. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, Google do të fillojë testimin e kësaj makine nëpër rrugë nga viti i ardhshëm. /ameble