Siç edhe kishte premtuar, Google tani zyrtarisht ka lansuar shërbimin YouTube for Kids (Youtube për fëmijë). Është një aplikacion i veçantë që është i ndarë vetëm për fëmijët, ku gjithashtu u mundëson prindërve të menaxhojnë më lehtë atë se çfarë shohin fëmijët e tyre në YouTube.
Aplikacioni i ri Youtube for Kids ofron përmbajtje të videove nga kanale të ndryshme të YouTube-it, të tilla si Reading Rainbow, National Geographic for Kids dhe gjithashtu ofron video muzikë. Fëmijët mund të kërkojnë nëpërmes zërit, apo edhe me mundësinë e lehtë të ndërfaqes që ka. Ky shërbim i Google-it posedon gjithashtu një kontroll prej prindit, ku mund të vendosin një orar apo kohë të caktuar me zile për përdorim të aplikacionit.
Ky aplikacion është në dispozicion për pajisjet me platformën Android dhe iOS. /ameble