SHPËRNDAJE

Google ka njoftuar për serinë e tyre të re të laptopëve Chromebook gjatë një ngjarje në Nju Jork, aty ka prezantuar modelin HP Chromebook 11, një pajisje me buxhet të mesëm me sistemin operativ Chrome duke filluar për vetëm 279 $. Chromebook 11 i ri ka dal për shitje menjëherë nëpërmes Google Play, HP, Best Buy dhe Amazon.

HP Chromebook 11 vjen i pajisur me ekran SPI 11 inç me rezolucion 1366 X 768 pikselë, procesorin 2-bërthamor Samsung Exynos 5250, 2GB RAM , 16GB memorie interne, dy porte USB 2.0 dhe një microUSB. Ai gjithashtu përmban kamerën frontale VGA, tastierën e plotë funksionale dhe një touchpad me klik.

Vizualisht , Chromebook 11 si model është diku në mes të performances së modelit Google Chromebook Pixel dhe Apple MacBook. Konsumatorët ketë model mund ta porosisin duke zgjedhur ngjyrat rrethuese në të kaltër, gjelbër, verdhë, kuqe dhe të zezë. |ameble|

 

SHPËRNDAJE