SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme (e Enjte) Google ka lansuar zyrtarisht pajisjen Google Chromebook Pixel, dhe nga tani e tutje është në dispozicion për blerje në dyqanin online Google Play. Për fat të keq qasja në Google Play nga vendi ynë është e kufizuar.

Ndryshe nga pajisjet tjera Chromebook nuk ka për qellim kërkimin e përdoruesve me buxhet të ulët, ky është një Chromebook i fuqizuar mirë dhe që do të kushtojë 1300$.

Në bazë të videos me poshtë Chromebook Pixel duken goxha mahnitës. Pajisja është projektuar shumë mirë dhe posedon specifika të larta. Chromebook Pixel në brendësi ka procesorin Intel Core i5 (Dual Core 1.8GHz), me grafikë të integruar Intel HD 4000, 4GB RAM, 32GB memorie të brendshme, tastierën Shkod, dhe fokus të kthjelltë, ekranin 12.85 inç me prekje dhe rezolucion 2560X1700 (239 PPI), e mbrojtur me Gorilla Glass 2. Në anën tjetër nëse mendoni se 32GB nuk është e mjaftueshme, atëherë falas për 3 vjet vjen edhe 1TB hapësirë për të dhëna në Google Drive. |ameble|

[youtube id=”j-XTpdDDXiU” width=”600″ height=”350″]