Edhe pse ngjarja e djeshme nga Google në qytetin e New York-ut ishte anuluar për shkak të uraganit Sandy, ajo nuk e ka ndalur Google-in e cila dje ka lansuar pajisjet e saja të reja.
Një prej tyre që ne do të paraqesim është smartphone-i LG Nexus 4. Kjo pajisje do të mbërrij në dyqanet online të Google Play më 13 Nëntor duke filluar nga 299 $ me 8GB. Google do të shesë edhe një model tjetër 16GB për 349 $, ndërsa T-Mobile do të ofrojë vetë versionin e saj 16GB më 199 $ më 14 Nëntor.
Specifikat e plota të këtij smartphone-i janë:
- Ekrani – 4.7″ (diagonalja), më rezolucion 1280 x 768
- Procesori – 1.5 GHz Qualcomm Snapdragon(TM) S4 Pro
- Masa – 133.9 x 68.7 x 9.1 mm
- Pesha – 139g
- Kamera – 8 MPix (pasme), 1.3 MPix (frontale)
- Memoria – 8 GB hapësirë e brëndshme për ruajtje
- Lidhjet: Micro USB, Slim port HDMI,
- WiFi – WiFi mbushës, WiFi 802.11b/g/n, NFC, Bluetooth
- Bateria – 2.100 mAh Lithium polymer
- OS – Android 4.2 (Jelly Bean) |ameble|