SHPËRNDAJE

Lajm i mirë për kompaninë Motorola është se Google ka plane më të mira së sa shitjen e pjesëve të saj. Mirëpo ne anën tjetër lajm i keq është se këto plane përfshijnë largimin e shumë punonjësve të saj nga puna.

Wall Street Journal raporton se Google ka filluar me procedurën e largimit të 1200 punonjësve nga njësia e saj Motorola Mobility, ose 10% të fuqisë punëtore aktuale, në përpjekje për të zvogëluar shpenzimet dhe që të bëhet prapë kompani fitimprurëse.

Google gjatë kësaj jave, nëpërmes një email-i u ka shpjeguar punonjësve arsyen, duke thënë se “shpenzimet janë shumë të larta në tregjet ku operojnë, dhe nuk jemi konkurrues por vetëm humbës të parave,” e që duken si arsye legjitime për të reduktuar stafin.

Raundi i fundit i largimit të punonjësve në Motorola vjen pasi që Google kishte larguar nga puna 20% të fuqisë punëtore verën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të largimit të punonjësve në 5200 që nga viti i kaluar. Google në një marrveshje para dy viteve kishte blerë prodhuesin e famshëm amerikan, Motorola Mobility.|ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE