Google ka përditësuar aplikacionin Google Maps për Android, duke shtuar kështu disa karakteristika të reja dhe duke përfshirë një dizajn të ri për aplikacionin.
Versioni i ri për të dy pajisjet smartphone dhe tablet tani ka një ndërfaqe më të pastër që është e ngjashëm me atë të aplikacionit për iPhone, e cila ishte lansuar dhjetorin e kaluar. Karakteristika të tjera përfshijnë navigacionin e zgjeruar me përditësime të trafikut drejtpërdrejt, raportet e incidentit dhe rrugët e shkurtra të trafiku.
Aplikacioni pritet të shfaqet si përditësim për pajisje me Android 4.0.3 e më lartë gjatë javëve të ardhshme. |ameble|