Në momentin kur Google Maps ka lëshuar aplikacionin për iOS, ne e dinim se do të jetë një hit i madh dhe i pa pamohueshëm, sepse përdoruesit e iPhone-it kanë qenë në pritje të këtij aplikacioni të prefëruar të tyre.
Ajo që ne nuk e dinim saktësisht është se sa shkarkime do të bëhen për Google Maps?
Zëvendës Presidenti i lartë për Tregti Lokale në Google Jeff Huber, në profilin e tij në Google+ ka njoftuar se Google Maps ka tejkaluar 10 milionë shkarkime në më pak se 48 orë pas lëshimit të tij në iOS. “Ne jemi të ngazëllyer për pritjen pozitive të aplikacionit Google Maps për iPhone në mbarë botën.”, tha Huber në statusin tij në Google+ ” Urime për Ekipin e hartave, për punën e madhe që kanë bërë për këtë version dhe gjatë gjithë 7 viteve të fundit”. |ameble| [divider top=”0″]