Muajin e kaluar Gmail u bë aplikacioni i parë Android që ka arritur një miliardë shkarkime, më pas është ditur se edhe Google Maps nuk është shumë larg që të arrij ketë numër.
Tani Android Police ka raportuar i pari se Google Maps e ka kaluar pragun një miliard të shkarkimeve, duke e bërë atë aplikacionin e dytë Android në histori për të arritur këtë pikë. Sigurisht, ngjashëm si Gmail edhe Google Maps vjen i instaluar në shumicën e pajisjeve Android, kështu që nuk duhet të habitemi për arritjen e numrit një miliardë gati në të njëjtën kohë me Gmail.
Megjithatë, kjo është një e arritur jashtëzakonisht mbresëlënëse për të dy aplikacionet dhe një përkujtim se sa shumë aplikacionet dhe shërbimet e Google kanë pushtuar botën, madje edhe ata të cilët nuk e pëlqejnë fare vetëm se duke përdorur platformën Android si platformën e tyre primare. /ameble