Google, si kompani që është këtë muaj ka mbushur 15 vjet. Sot është vështirë të paramendohet interneti pa Google-in. Duket se ka ekzistuar përgjithmonë, por në realitet kompania ka filluar 15 vjet më parë në vitin 1998. Duke u kthyer mbrapa a do ta kishit menduar ndonjëherë se kjo kompani për një dekadë e gjysmë do të bëj gjëra dikur të pa mundura, duke e arritur mundësinë që automjetet të lëvizin vetvetiu dhe duke e futur në një hartë digjitale çdo pëllëmbë të planetit ku jetojmë.

Disa nga ne kemi qenë prezent qysh nga ditët e para të Google-it mirëpo për disa teknologji të saja të sotshme as që kanë qenë në mendjen tonë.

Google garazha

Gjithçka e ka filluar në një garazh për të cilën ende ekziston dhe mund të gjinden gjurmët. Bashkë-themeluesit e Google-it Larry Page dhe Sergey Brin kishin marr me qira ketë garazh nga Susan Wojcicki. Tani kjo shtëpi bashkë me garazhin është pronë e Google-it e cila nuk është me e banueshme apo shfrytëzueshme, por gjithmonë do të shërbejë si një muze ku Google kishte nisur hapat e parë.

Në s’na mbetet tjetër veçse ti themi Urime 15 vjet. Kush e di se ku do të jetë Google pas 15 vjetëve të ardhshme? |ameble|