AusDroid raporton se një burim i tyre ka informuar ata se versioni i iri i Android-it KitKat do të lansohet më datë 14 Tetor përkrah smartphone-it tash të shumë përfolur Nexus 5. Së bashku me këto informacioni janë shfaqur gjithashtu edhe disa nga karakteristikat që pritet të përfshihen në versionin KitKat:
- Disponueshmëria e firmware-it nga modelet e vjetra
- Përditësimet Miracast
- Vizualizimi i ri i galerisë
- API të reja në lidhje me animacionet
- Paleta reja të ngjyrave si dhe
- Widgets të reja për njoftimet (notifications).
Ata kanë shtuar duke thënë se versioni i ri KitKat nuk është larg dhe përderisa smartphone-i i ri Nexus është paraqitur në FCC kjo të bën të besosh se data e lartpërmendur mund të jetë e vërtetë. Kurdo që lansimi ndodh ameble për entuziastët e teknologjisë do të shfaq ngjarjen drejtpërdrejt. |ameble|