E plotësuar: (13:38 – 09 Prill 2013) Dje kemi dëgjuar fjalë se Google është në bisedime për blerjen aplikacionit për mesazhe WhatsApp, dhe është thënë që marrëveshja të jetë në vlerë rreth 1 miliard dollarë amerikanë.
Tani duket se nuk ka asnjë marrëveshje në mes të Google-it dhe WhatsApp, lajmet vijnë nga një udhëheqës në WhatsApp i cili për AllthingsD tha se kompania nuk është në bisedime me Google-in për asnjë blerje të mundshme.
Ai shtoi se kjo nuk është hera e parë që WhatsApp është e përfshirë në thashetheme të tilla për blerje. Edhe ne muajin Dhjetor, ishte përfolur që kompania Facebook është interesuar në blerjen e kompanisë WhatsApp, pra të gjitha këto janë vetëm thashetheme.
(08:58 – 08 Prill 2013): Sipas thashethemeve, Google po negocion blerjen e aplikacionit për mesazhe WhatsApp. Bisedimet për këtë thuhet se kanë filluar para një muaji. Ekipi WhatsApp thotë të jetë “lojë e rendë” dhe si duket po negociohet për çmim sa me të lartë, dhe sipas disa burime të brendshme flitet për një çmim rreth 1 miliard $.
Shërbimi për mesazhe Whatsapp është i përfshirë në mbi 100 vende dhe më shumë se 750 rrjete celulare në mbarë globin.
Thashetheme për këtë marrëveshje vijnë pasi që u përfol se Google është duke zhvilluar platformën e vet për mesazheve të quajtur Google Babble.
Kompania Google të njëjtën gjë e ka bërë më parë edhe me aplikacionin Sparrow, i cili ishte shumë i popullarizuar në iOS. Se a do të arrihet kjo marrëveshje mbetet të shihet ditët e ardhshme. |ameble|